Kampionët e Gjermanisë janë shumë aktiv në këtë merkato. Pavarësisht situasës së ndërlikuar me Lewandowski-n dhe pas zyrtarizimit të Sadio Mane, bavarezët janë të gatshëm të “rrëmbejnë” objektivin e Chelsea-t.
Bëhet fjalë për mbrojtësin holandez De Ligt, i cili me shumë mundësi do të largohet nga Torino. Juventus tani po “fërkon” duart pasi gara midis bavarezëve dhe londinezëve është ndezur.
Mediat gjermane bëjnë me dije se, drejtori sportiv i Bayern Munich, Hasan Salihamidzic ka udhëtuar fshehurazi për në Itali dhe negociatat kanë nisur për të gjetur një marrëveshje që De Ligt të transferohet në Gjermani. Bavarezët janë të gatshëm të paguajnë 75 milionë euro këtë verë dhe 15 milionë të tjera në formë bonuseshe.
Drejtori i Përgjithshëm i tyre Maurizio Arrivabene deklaroi se tani, në “botën” e futbollit është e vështirë të mbash një lojtar kundër dëshirës së tij dhe gjithmonë ka një zgjidhje.
Gjithsesi, Bayern nuk është pa rival, pasi Chelsea është në kërkim të një qëndërmbrojtësi, pasi Tuchel kërkon të përforcojë skuadrën për sezonin e ri dhe De Ligt ishte në krye të listës së dëshirave.
De Ligt ka kontratë me “Zonjën e Vjetër” deri në verën e vitit 2024 dhe në javët e fundit është përfolur shumë se marrëdhëniet midis holandezit dhe italianëve janë “krisur” pasi ishi i Ajax nuk ka pranuar të rinovojë kontratën e re.