Pika kufitare në Bërnjak është hapur për qarkullim mëngjesin e së mërkurës. Ndërkohë që pika Kufitare në Jarinjës vazhdon të mbetet e mbyllur për hyrje nga Serbia.
Këtë e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani.
Ai ka thënë se hapja e pikës kufitare në Bërnjak ka ndodhur në orën 8:00 të mërkurën.
Pikat kufitare në Jarinjë dhe Bernjak ishin mbyllur për qarkullim pas sulmit ndaj Policisë së Kosovës që ndodhi më 24 shtator në fshatin Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri i policisë së Kosovës Afrim Bunjaku.