LajmeRajon

Digjet banesa në Tiranë, vdes foshnja 6-muajshe

Një banesë është shkrumbuar nga flakët mëngjesin e sotëm (8 korrik) në Tiranë. Si pasojë e flakëve, ka ndërruar jetë një foshnje 6-muajshe ndërsa J.L., ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Gani Domi”.

Policia bën me dije se nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit.

“Tiranë/Informacion paraprak: 

Sot, në orët e para të mëngjesit, në rrugën “Gani Domi”, ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht banesa e shtetases J. L.

Si pasojë ka ndërruar jetë një foshnje 6 muajshe, ndërsa shtetasja J. L., ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë shqiptare.

Show More

Related Articles

Back to top button