“Serbia të heqë dorë nga veprimet luftënxitëse”
Partia Socialiste ka dorëzuar sot në Kuvend një projekt-rezolutë për ngjarjet e fundit në Kosovë pas sulmit terrorist të 24 Shtatorit në Banjskë ku humbi jetën polici shqiptar Afrim Bunjaku dhe u plagosën 2 të tjerë.
Në dokumentin e dorëzuar shprehet shqetësimi për situatën e krijuar pas sulmit ushtarak të një njësie terroristësh serbë.
Rezoluta shpreh mbështetje për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, por edhe paqen dhe sigurinë në rajon.
Mes të tjerash në rezolutë thuhet se Serbia duhet të heqë dorë nga veprimet armiqësore e luftënxitëse ndaj Kosovës dhe të hapë një hetim serioz ndaj të gjithë organizatorëve.
Në draftin që i është dërguar parlamentit për miratim vlerësohet se prania e shtuar e KFOR-it në veri të Kosovës është një garanci për paprekshmërinë e kufijve të saj.
Nje draft-rezolutë në Kuvend ka dorëzuar edhe një grup deputetësh të Partisë Demokratike.