Dje nga ora 14 deri në 19 në zonën e SPB-Tetovë, është kryer aksion kontrollues për parakalim të parregullt dhe jo ligjorë, në të cilin janë zbuluar dhe sanksionuar 23 shkelje (TE-8 dhe GV-15).
Shumica e shkeljeve kishin të bënin me tejkalime ose parakalime në vende të ndaluara (GV-15), kurse 8 (TE) lloje dhe mënyra të tjera të tejkalimeve.
Me parashtresa adekuate, janë rrumbullaksuar edhe 8 (TE) lloje të tjera të shkeljeve të trafikut, duke përmendur se për parakalime të parregullt dhe joligjorë gjobat në para variojnë nga 45 deri në 250 euro në kundërvlerën në denarë.
Sektori i Punëve të Brendshme-Tetovë me një apel për shoferët që të kenë kujdes se kur dhe ku ata
parakalojnë, sepse pikërisht parakalimi ose tejkalimi i parregullt shpeshherë është shkak për aksidentet e
trafikut me pasoja të rënda, veçanërisht nëse kryhet kthesave të pavëzhgueshme ose në kolonave të gjata të automjeteve. Gjithashtu apelohet që të rregullojë shpejtësinë sipas kushteve të rrugës dhe në kohë të kontrollojë korrektësinë teknike të automjeteve të tyre.