LajmeRajon

Haxhiu për lirimin e Radoiçiqit: Serbia, strehë e kriminelëve të luftës dhe terroristëve

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, pas lirimi të Milan Radoiçiqit, ka thënë se asnjë veprim i Serbisë nuk e befason. pasi sipas saj, shteti serb është strehë për kriminelët e luftës dhe terroristët.

Haxhiu ka shtuar se Serbia nuk i ka dorëzuar asnjëherë kriminelët e luftës e nuk do t’i dorëzojë as terroristët, duke aluduar në Radoiçiqin, i cili pasi u arrestua dje nga autoritetet në Beograd, u lirua ende pa i mbushur 24 orë në burg.

“Sulmi terrorist në Kosovë është dirigjuar, siç është dëshmuar, nga Serbia dhe në këtë drejtim, çfarëdo veprimi në raport me këtë çështje, me grupin e armatosur, që e bën Serbia nuk na befason aspak. Serbia nuk i ka dorëzuar asnjëherë kriminelët dhe nuk do t’i dorëzojë as terroristët. Thënë qartë, Serbia është strehë e kriminelëve të luftës dhe terroristëve që para 10 dite bën sulm terrorist në territorin e Kosovës”, ka thënë Haxhiu të mërkurën pas konferencës së publikimit të raportit me titull “(Mos) Zbatimi Aurela i Strategjisë së Sundimit të Ligjit në Praktikë”.


Radoiçiq lirohet nga paraburgimi

Gjykata e Lartë e Serbisë ka liruar Milan Radoiçiqin një ditë pas arrestimit, ndërsa atij i është konfiskuar pasaporta dhe i është ndaluar hyrja në Kosovë.

Gjithashtu ai është urdhëruar të paraqitet në stacionin policor kompetent çdo 1 dhe 15 të muajit.

Radoiçiqi është arrestuar të martën. Atij i është caktuar masa e ndalimit prej 48-orësh, megjithatë është liruar ende pa i mbushur 24 orë të plota.

Ai po akuzohet për veprat penale “prodhim, mbajtje dhe trafikim pa leje të armëve të zjarrit dhe lëndëve plasëse” si dhe me “vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme”. Radoiçiqi e ka pranuar se ka qenë organizatori kryesor i sulmit të armatosur në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator, ku vdiq rreshteri Afrim Bunjaku.

Ish nënkryetari i Listës Serbe është në “listën e zezë” të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe.

Në anën tjetër lidhur me sulmin e terrorist të 24 shtatorit, Institucionet në Kosovë kanë kërkuar ekstradimin e tij në mënyrë që ai të gjykohet nga drejtësia në Kosovë.

Show More

Related Articles

Back to top button