Dje në ora 14:30 pjestarët e policisë të SPB Tetovë-Departamentit të Punëve të Brendshme Gostivar, në një oborr shkolle në rrugën “Pançe Popovski” në Gostivar, kanë arrestuar 47-vjeçarin T.S. nga Makedonski Brodi i cili kishte shkelë rendin dhe qetësinë publike.
Ai është mbajtë në Stacionin Policor të Gostivarit dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të përgatitet një parashtresë përkatëse.