LajmeMaqedoni

Muhamed Haxhipazi, Berkan Imeri dhe Aleksandar Iljov janë anëtarë të rinj të Bordit Drejtues të Halk Bank

Muhamed Haxhipazi, Aleksandar Iljov dhe Berkan Imeri janë tre anëtarët e rinj të Bordit të Drejtorëve të Halkbank. Me qëllim të vizionit afatgjatë të rritjes dhe zhvillimit të suksesshëm, Halkbank SHA Shkup mori vendim për ndryshimin e menaxhmentit të saj, respektivisht ekipit, me të cilin do të mundësojë vazhdimësinë e funksionimit të suksesshëm të deritanishëm të bankës. Përkatësisht, nga momenti i ardhjes së saj në tregun e Maqedonisë, përmes përkushtimit, rritjes së qëndrueshme, orientimit në treg dhe mbështetjes nga banka amë, Halkbank arriti të bëhet pjesë e pesë bankave më të mëdha dhe një nga bankat me rëndësi sistemike në vend. Dhe sot, Banka ka asete prej gati 1.4 miliardë eurosh.

Sipas vendimit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës, anëtarët aktual të bordit drejtues, Turhan Ademi, Buket Gereçxhi dhe Tomçe Tasevski, do të zëvendësohen nga kolegët e tyre më të rinj të cilët përvojën e fituar, do ta përdorin energjinë e tyre drejt pozicioneve drejtuese të bankës.

Me anëtarët e rinj të propozuar për Bordin Drejtues nga radhët e të punësuarve Muhamed Haxhipazi, Aleksander Iljov dhe Berkan Imeri, jepet mundësi për avancime kadrovike, një praktikë që Halkbank e mbron vazhdimisht.

Anëtarët e rinj të Bordit Drejtues pritet të vazhdojnë punën e suksesshme si paraardhësit e tyre, gjë që do të mundësojë rritjen e mëtejshme dhe realizimin e vizionit të përbashkët. Për këtë qëllim, Banka fillon procedurën e rregullt për licencimin e tyre nga Banka Popullore, në përputhje me Ligjin për bankat.

Show More

Related Articles

Back to top button