LajmeRajon

Abazoviqi i kërkon BE-së ta ringjallë procesin e zgjerimit për Ballkanin Perëndimor

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, tha të mërkurën se Bashkimi Evropian duhet të ringjallë procesin e zgjerimit evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Duke folur në Forumin e Sigurisë në Varshavë, Poloni, Abazoviq paralajmëroi se BE-ja duhet të mbajë derën e hapur për anëtarët e rinj mes shqetësimeve të sigurisë.

“Sot kemi një situatë kur Federata Ruse bën agresion ndaj Ukrainës. E njëjta gjë mund të ndodhë nesër në Ballkanin Perëndimor”, tha Abazoviq, raporton AP.

Gjashtë vende – Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Serbia – janë në faza të ndryshme të integrimit në bllok.

Serbia dhe Mali i Zi ishin vendet e para të Ballkanit Perëndimor që nisën negociatat e anëtarësimit, të ndjekur nga Shqipëria dhe Maqedonia vitin e kaluar. Bosnja dhe Kosova kanë filluar vetëm hapin e parë të procesit të integrimit.

Lufta në Ukrainë e ka vendosur integrimin e Ballkanit Perëndimor lart në agjendën e bllokut ndërsa BE-ja punon për të rigjallëruar procesin e saj të zgjerimit. Ukraina gjithashtu po kërkon të bashkohet me bllokun. 

Show More

Related Articles

Back to top button