Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Dr.Jeton Shaqiri ka njoftuar se në vazhdë është procesi i shpërndarjes dhe furnizimi i nxënësve me libra dhe se së shpejti ky proces do të përfundojë, informon Politiko.mk
“E gjithë energjia jonë është e koncentruar në procesin e shtypjes së teksteve shkollore. Sot u bë distribuimi i teksteve të reja shkollore për lëndët e gjuhës shqipe, gjuhës maqedonase, shkenca natyrore dhe matematikë të cilat u shtypën dhe gjatë ditëve në vazhdim do të jenë në duar të të gjithë nxënësve. Suksese në mësime …”, ka njoftuar ministri Shaqiri në rrjetet sociale.