Kabineti i kancelarit gjerman Olaf Scholz ka miratuar vazhdimin e furnizimit me energji elektrike nga termocentralet me linjit në rast të mungesës së energjisë në periudhën dimërore, njoftoi të mërkurën Ministria Federale për Çështjet Ekonomike dhe Masat Klimatike, transmeton Anadolu.
Nëse është e nevojshme, termocentralet do të vihen në punë në periudhën nga tetori deri në fund të marsit 2024.
Dimrin e kaluar, qeveria gjermane përsëri u lidh në rrjetin e termocentrale rezervë me linjit me fuqi 1.9 gigavat, pasi furnizimet e gazit natyror nga Moska u ndaluan pothuajse plotësisht për shkak të luftës ruso-ukrainase.
Djegia e linjitit për prodhimin e energjisë elektrike lëshon më shumë dioksid karboni se çdo formë tjetër e prodhimit të energjisë elektrike, kështu që deri në verën e ardhshme Qeveria do të bëjë propozime se si të balancohen emetimet e shtuara të gazit që këto termocentrale do të prodhojnë këtë dimër.