LajmeRajon

osova “ndez” parlamentin shqiptar/ Berisha akuza Ramës: Deklarata të papranueshme

Ndonëse të mërkurën njëzëri ranë dakord për daljen me një rezolutë të përbashkët dhe mbajtjen e një seance të posaçme për ngjarjen e ndodhur në Kosovë, mazhoranca dhe opozita sërish u përfshinë në debate për këtë çështje. 

Sali Berisha vijoi akuzat në adresë të kryeministrit Rama lidhur me deklaratat e këtij të fundit, dhënë për prestigjozen britanike “Financial Times”.

Sali Berisha: Kryefjala e parlamentit duhet të jetë, deklarata superskandaloze e “Pashiqit” shqiptar, se Kosova e veriut është toka e askujt. Nuk e bën jo vetëm Aleksandër Vuçiçi, por e bën edhe pengu i tij, e bën argati i tij, që quhet Edi Rama.

Në mungesë të kryeministrit Rama në sallë, Ministria për Parlamentin e ftoi që të mos e përdorë Kosovën për interesat e tij politike.

Elisa Spiropali: Nuk duhet të jetë çështje foltoresh dhe partish, duhet të dalim nga këtu me një rezolutë, Kosova nuk është çështje e politikës së jashtme, por e politikës së ditës, të përdorimit të Kosovës për interesa politike klanore, duhet të dalim nga kjo traditë.

Por kaq mjaftoi që Berisha e Spiropali të vijojnë me akuza e replila të ndërsjellta.

Për të qetësuar situatën, kryetarja e kuvendit tha se për aktin terrorist në Banjskë të Kosovës, Kuvendi i Shqipërisë do të mbajë një seancë të posaçme parlamentare.

Lindita Nikolla: Më 12 Tetor, kemi lënë një seancë për rezolutën e dakorduar për të qenë përkrah Kosovës.

Show More

Related Articles

Back to top button