Studentët shqiptarë në diasporë, do të protestojnë nesër për Kosovën në Bruksel, para Parlamentit Evropian.
Ata këtë iniciativë e morën pas zhvillimeve të fundit në Veri të Kosovës, ku terroristët serbë vranë një polic të Republikës së Kosovës.
Protesta mbahet nesër më 7 tetor, para Parlamentit Evropian me fillim nga ora 16:30 nën moton “Eja edhe ti, për Kosovën tonë”.