GostivarLajme

Të hënën nis edicioni i VII – të i festivalit të teatrove “Othello”

Me 9 tetor nis edicioni i shtatë i festivalit të teatrove “Othello” në Gostivar. Ky edicion i cili gjashtë netë radhazi sjell po aq trupa teatrore, nis me Tetarin Popullor Maqedonas me shfaqen “Armiku i popullit”. Nata e dytë, apo të martën në seknën e Pallatit për Kulturë në Gostivar ngjitet Teatri i Dramës nga Bullgaria me shfaqen “Shpresoj të luajnë mirë”. “Molly”, kjo shfaqen vjen të mërkurën nga teatri Kombëtar i Kosovës, ndërsa të enjten Teatri i Tetovës prezentohet me shfaqen e tyre që mbanë të njejtin titull sikurse ai i Tetarit të Shkupit “Armiku i popullit”. Teatri kombëtar i Leskovcit nga Serbia e ka të rezervuar natën e premte me shfaqen “Shtëpia e Bernard Albe” dhe natën e shtunë dhe të fundit shfaqen “Të parët dhe të fundit” që e sjell Tetari Kombëtar Eksperimental nga Tirana.

Drejtrori i festivalit “Othello”, Argjend Hasani bën me dije se gjithçka është përgaditur sipas planit në drejtim që para gostivarasve të prezantohen ato vepra të cilat komunikojnë mjaftë mirë me publikun. Ai ftoi artdashësit të bëhen, siç theksoi, pjesë e kësaj feste të madhe në Gostivar.

Berat Saliu, producent i festivalit, falemnderoi gjithë ekipin që kanë punuar edhe në këtë edicion që gjithçka të realizohet sipas pritshmërive. Shton se festivali edhe sivjet do të jetë garues dhe do të ndajë katër çmime: shfaqja më e mirë, regjia më e mirë, aktorja më e mirë dhe aktori më i mirë.

Hajdar Hardari, menaxher i marketingut të festivalit “Othello”, tha se edhe sivjet hyrja do të jetë pa pagesë. Të gjitha shfaqet për gjashtë netë radhazi do të jepen te Pallati për Kulturë në Gostivar dhe do të fillojnë në ora 20. Ndryshe, edicioni i shtatë i festivalit të teatrove “Othello” mbështetet financiarisht nga Ministria e Kulturës së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe disa sponzor të tjerë.

Show More

Related Articles

Back to top button