LajmeMaqedoni

Panovski: Kemi së paku nga 1500 të infektuar çdo ditë

“Derisa spitalet janë të zbrazura dhe nuk ka numër të madh të të hospitalizuarve, dhe nuk ka raste të vdekjeve nga Covid, nuk ka nevojë për masa të reja”, u shpreh kështu mjeku mikrobiolog, Nikolla Panovski.

“Masat duhet të fokusohen për grupet e personave të rrezikuar. Të sugjerohet të mos shkojnë në vende dhe hotele me turma, të vendosin maskë aty ku ka nevojë, aty ku ka numër më të madh të njerëzve. Të rriturit dhe të sëmurit kronik duhet të mbrohen dhe të vaksinohen. Të rinjtë nuk ka nevojë të kufizohen, sepse pjesa më e madhe e tyre tanimë disa herë e kanë kaluar virusin. Gtjihsesi, do të shohim si do të jetë gjendja në muajt e ardhshëm”, thotë Panovski.

Ai shton se numri i rasteve poozitive është më i madh nga ai i numrave zyrtar, sepse nuk testohen të gjithë.

“Kemi së paku nga 1500 të infektuar çdo ditë. Testohen vetëm ato që kanë simptoma dhe kujdesen për shëndetin”, shton ai.

Show More

Related Articles

Back to top button