LajmeSport

Arbnor Muja i pandalshëm, “sllallom” dhe finalizim me kokë

Arbnor Muja po kalon një moment të mirë, ku pas golit që shënoi në mesjavë në Ligwn e Kampionwve, ndaj ukrainasve të Shakhtarit, sulmuesi kuqezi ka realizuar golin e katërt për Antverpin në fitoren 4-1 ndaj Eupen në kampionatin belg.

24-vjeçari është një nga risitë e trajnerit Silvinjo dhe sulmuesi kosovar vjen në superformë në grumbullimin e kombëtares sw Shqipwrisw,  për dy ndeshjet e tetorit, ku padyshim rëndësi ka sfida me Çekinë më 12 tetor. Kampionët e sezonit të shkuar në Belgjikë, Antverp, momentalisht renditet në vendin e katërt në kampionat.

Gjithesi, rëndësi ka që Arbnor Muja vjen me në formë të shkëlqyer dhe shpresohet që këtë gjë ai ta shpalosë me Shqipërinë edhe në ndeshjen e 12 tetorit me Çekinë në “Air Albania”.

Show More

Related Articles

Back to top button