UEFA ka anulluar zhvillimin e ndeshjes Izrael-Zvicër e vlefshme për fazën kualifikuese të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, e cila ishte programuar të luhej, në mbrëmjen e 12 tetorit, në Tel Aviv, një nga qytetet objektiv të sulmit të Hamasit, si dhe të gjitha ndeshjet e planifikuara në Izrael për 2 javët e ardhshme.
Ndeshjet e shtyra janë:
12/10: Izrael – Zvicër (Kualifikuese Euro 2024)
12/10: Izrael – Estoni (Kampionati Evropian U-21, 2025)
17/10: Izrael – Gjermani (Kampionati Evropian U-17, 2024)
11/10 deri në 17/10: Mini turne që përfshin Izraelin, Belgjikën, Gjibraltarin dhe Uellsin
Ndërkaq, UEFA bën me dije se do të vazhdojë të monitorojë nga afër situatën dhe do të qëndrojë në kontakt me të gjitha ekipet e përfshira përpara se të marrë vendime për datat e reja dhe për ndryshimet e mundshme në ndeshjet e tjera të ardhshme.