BotaLajme

SHBA-ja konfirmon vrasjen e 9 shtetasve të saj në Izrael

Nëntë qytetarë amerikanë janë vrarë në Izrael, konfirmoi më 9 tetor Shtëpia e Bardhë, përderisa luftimet mes forcave izraelite dhe militantëve të Hamasit po vazhdojnë.

“Ne shprehim ngushëllime për familjet e viktimave dhe të gjithë të prekurve dhe të plagosurve u urojmë shërim të shpejt”, u tha në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.

Mbi 700 persona janë vrarë në Izrael dhe mbi 500 në Gaza, që kur grupi militant palestinez Hamas nisi sulme masive ndaj Izraelit më 7 tetor. Po ashtu, është raportuar se militantët e Hamasit kanë zënë dhjetëra pengje izraelite.

Izraeli u kundërpërgjigj ashpër, duke kryer sulme ajrore në Gaza. Izraeli ka shpallur gjendje lufte dhe ka urdhëruar rrethimin e plotë të Gazës. Po ashtu, afër 300.000 ushtarë rezervistë janë thirrur për të luftuar kundër Hamasit.

“Ne do të vazhdojmë të monitorojmë situatën nga afër dhe mbesim në kontakt me partnerët tanë izraelitë, veçmas me autoritetet lokale”, u tha në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.

Ndërkaq, transmetuesi britanik, BBC, duke u thirrur në burime të sigurisë, raportoi se mbi 10 britanikë dyshohet se janë vrarë apo zhdukur që kur ka shpërthyer dhuna.

Show More

Related Articles

Back to top button