BotaLajme

Nobeli i Ekonomisë, fiton studiuesja e hendekut të pagave mes burrave e grave

Çmimi Nobel për ekonominë këtë vit iu dha Claudia Goldin, një historiane amerikane e çështjeve ekonomike e cila hulumtoi hendekun e punësimit dhe pagave mes burrave dhe grave.

Kërkimet e profesoreshës së Harvardit nxorën në pah arsyet kryesore të dallimit të madh në të ashtuquajturat paga gjinore, thuhet në vendimin e Akademisë Mbretërore Suedeze të Shkencave. Ajo është gruaja e tretë që e merr këtë çmim, dhe e para që nuk e ndan atë me kolegë meshkuj.

“Goldin avancoi shumë të kuptuarit tonë mbi për rezultatet e tregut të punës për femrat”, thotë Akademia, duke e vënë theksin tek verifikimi që ajo i bëri të dhënave 200 vjeçare mbi fuqinë punëtore në SHBA, dhe fakti që tregoi sesi dhe përse ndryshimet gjinore të të ardhurave dhe normave të punësimit me kalimin e kohës. Hulumtimi i Goldin tregoi se roli i grave në tregun e punës nuk ka lëvizur në vijë të drejtë, por ka pësuar luhatje në përputhje me normat sociale dhe idetë e vetë grave mbi perspektivën e tyre në vendin e punës dhe në shtëpi.

Ajo mundi të shpjegojë përse hendeku gjinor filloi të mbyllet papritur në vitet 1980 duke përmendur këtu dhe rolin befasues të kontraceptivëve dhe ndryshimin e pritshmërive. Çmimi i ekonomisë është i ndryshëm nga ato të krijuara në fizikë, kimi, fiziologji ose mjekësi, letërsi dhe paqe, të cilat u krijuan nga Alfred Nobel dhe u dhanë për herë të parë në 1901.

Çmimi për ekonominë u krijua në vitin 1968 dhe u financua nga banka qendrore e Suedisë. Elinor Ostrom ishte gruaja e parë që fitoi atë në 2009, së bashku me Oliver E Williamson për kërkime mbi qeverisjen ekonomike.

Show More

Related Articles

Back to top button