Ministria e Drejtësisë në Maqedoninë e Veriut sot ka dalur me një komunikatë lidhur me përgatitjet për Kodin e ri penal.
“Grupi i punës për përgatitjen e Kodit të ri Penal është i pavarur në punën e tij dhe deri më tani për asnjë dispozitë nuk ka pasur ndikim te kryetari apo anëtarët.
Sa i përket qëndrimit të BLUPRINT, konsiderojmë se nuk duhet të përshpejtohet me veprimet për daljen e parakohshme nga grupi i punës, për arsye se, siç është cekur nga Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, grupi i punës i cili po e përgatitë Kodin e ri Penal, nuk ka marrë pjesë ndryshimet që u miratuan nga Kuvendi. Kontributi i sektorit civil është shumë i rëndësishëm për shkak të njohurive që i ka, eksperiencës dhe shkathtësitë që i posedon.
Procesi i përgatitjes së Kodit të ri Penal është plotësisht inklusiv dhe transparent dhe pikërisht në këtë drejtim është e nevojshme të vazhdojë me qëllim të zbatimit të plotë të reformave në legjislacionin ndëshkues. Ky obligim rrjedh gjithashtu edhe nga Skriningu bilateral me BE-në për miratimin e Kodit plotësisht të ri Penal të harmonizuar me standardet evropiane”, thekson kjo ministri. (INA)