Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të homologun e saj kroat, Zoran Milanoviq ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Kroaci.
Sipas Zyres së Presidentes, fokus i diskutimeve do të jetë thellimi i mëtejmë i raporteve bilaterale dhe zhvillimet e fundit në vend dhe rajon.
“Në agjendë të vizitës së Presidentes Osmani në shtetin kroat është edhe takimi me kryeministrin Andrej Plenković, si dhe kryetarin e Parlamentit kroat, Gordan Jandrokoviq.
Në kuadër të kësaj vizite zyrtare, Presidentja Osmani do të ketë vizitë edhe në komunën e Rijekës, ku ndër të tjera, do të takohet me komunitetin shqiptar në këtë komunë”, thuhet tutje në njoftim.