Në hapësirat e Këshillit të Komunës së Gostivarit, Departamenti për Mbrojtje Sociale pranë komunës në bashkëpunim me shoqatën “Ezra” sot organizoi punëtorinë “Tetori Rozë” që kishte për qëllim ndërgjegjësimin dhe sensibilizimin e kancerit të gjirit.
Në punëtori të pranishmit kishin mundësi të marrin këshilla mjekësore falas dhe informacione në detaje për kancerin e gjirit nga mjekët, dr. Miranda Ramani Izairi, dr. Ilir Vela dhe dr. Ilir Ismaili, ndërsa i pranishëm ishte edhe ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti.
Fjalim rasti mbajti edhe kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari i cili bëri të ditur se Komuna e Gostivarit çdo tetor organizon aktivitete që kanë të bëjnë me ndërgjegjësimin e kancerit të gjirit.
“Për çdo vit gjatë muajit tetor, Komuna e Gostivarit organizon aktivitete për ndërgjegjësimin e kancerit të gjirit. Shpresojmë të kemi marrë infromacione të mirfullta kurse ne si komunë do të vazhdojmë të mbështesim të gjitha nismat që janë për të mirrën e qytetarëve, kurse nga viti i ardhshëm siguron 50 mamografi falas”, deklaroi kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari.
Kujtojmë se ky është viti i gjashtë që Komuna e Gostivarit organizon ngjarje me karakter senzibilizues të kësaj natyre.
Diagnostifikimi i hershëm është mënyra më e mirë e trajtimit.