LajmeSport

Dy sulmues mungojnë në stërvitje, dy mesfushorë rrezikojnë sfidën me Çekinë

Kombëtarja e Shqipërisë në futboll është kthyer përsëri në fushën stërvitore për të përgatitur ndeshjen e të enjtes ndaj Çekisë në ”Air Albania”. Sfida është shumë delikate dhe e rëndësishme, pasi mund të afrojë edhe më shumë “kuqezinjtë” me “Euro 2024”.

Trajneri Silvinjo do të ketë shumë punë për të bërë pasi edhe stërvitja e parë ka qenë me numra të reduktuar. Kjo pasi nga lista fillestare mungon Ismajli, i cili është tërhequr nga ky grumbullim për shkak dëmtimi. Ndërkaq, Mirlind Daku dhe Myrto Uzuni nuk kanë mbërritur ende në grumbullim dhe kanë munguar në stërvitje, për shkak të orareve të udhëtimit .

Një mungesë është edhe ajo e Klaus Gjasulës, i cili po kalon një infeksion në bajame dhe kjo është arsyeja pse nuk i është bashkuar ende në grumbullim përfaqësueses. Mesfushori shihet si një element i rëndësishëm nga Silvinjo, pasi trajneri ka shpjeguar vazhdimisht se është një lojtar i cili i siguron prani fizike dhe në ndeshjen ndaj Çekisë, mungesa e tij do të ishte një goditje tjetër e rëndë për planet e kuqezinjve.

Në dyshim është edhe Keidi Bare, i cili ka bërë stërvitje i diferencuar, duke punuar me përgatitësin atletik, pasi vuan ende pasojat e një dëmtimi që ka marrë me Espanjolin në kampionat. Edhe ai është në dyshim nëse do të jetë i gatshëm për takimin e të enjtes.

Show More

Related Articles

Back to top button