LajmeRajon

Për tre muaj kosovarët blenë mbi 53 milionë € patundshmëri në rajon

Mbi 53 milionë € është vlera e investimeve në patundshmëri të kosovarëve në vendet e rajonit, kryesisht në Shqipëri, gjatë periudhës prill-qershor 2023.

Sipas Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), investimet e rezidentëve kosovar në vendet e rajonit kanë shënuar rritje për rreth 3 milionë euro, në krahasim me periudhën e njejtë të vitit të kaluar.

Derisa investimet e kosovarëve në sektorin e patundshmërisë në Shqipëri kanë shënuar rritje, investimet e diasporës në sektorin e patundshmërisë në Kosovë në të njejtën periudhë kanë shërnuar rënie.

Sipas BQK-së, vlera e përgjithshme e IHD-ve në periudhën prill-qershor 2023 ka arritur në 184.4 milionë euro, apo për 12.5% më pak se në periudhën e njejtë të vitit të kaluar, raporton portali Front Online.

“Rënia IHD-ve është evidentuar kryesisht në sektorët e patundshmërisë, ndërtimtarisë dhe sektorin e xehetarisë përfshirë guroret”, bëhet e ditur në raportin e BQK-së.

Show More

Related Articles

Back to top button