GostivarLajme

Shkollat fillore të Gostivarit bëhen pjesë të projektit “Rritemi në kampionë”

Njëqind djem dhe vajza nga shkollat fillore të qytetit të Gostivarit, janë bërë pjesë e projekti “Rritemi në kampionë”. Aktiviteti i cili u zhvillua te stadiumi me bar artificial, fëmijëve iu dha mundësi të njohin veten me aktivitete bazë sportive përmes lojrave të ndryshme, ku nuk mungoi argëtimi dhe muzika. Qëllimi kryesor i këtij projekti është ndërgjegjësimi për përfshirjen e fëmijëve dhe të rinjve në aktivitete të ndryshme sportive si një nga parakushtet e nevojshme për të bërë një mënyrë jetese të shëndetshme. Ai erdhi nën organizim të “Shkollave të hapura të futbollit argëtues”, dhe me mbështetjen nga Banka NLB dhe Komunës së Gostivarit. Ceno Aleksandroski koordinatori kryesor i “Shkollave të hapura të futbollit argëtues”, tha se Gostivari është një nga dhjetë qytetet e vendit ku realizohet projekti “Rritemi në kampionë”, dhe qyteti ynë doli të jetë një mikpritës i shkëlqyer.

“Këto janë aktivitete njëditore. Në Gostivar do jemi një ditë ku kemi mbi 100 fëmijë nga shkollat fillore. Gostivari është qyteti i pestë që përfshihet. Më herët kemi kaluar Gjevgjelinë, Strumicën, Negotinën, Ohrin. Pas Gostivarit kemi edhe pesë qytete tjera që duhet ti kalojmë dhe shpresojmë se në fund të këtij projekti të gjithë këta fëmijë pjesëmarrës të mund ti bashkojmë në një projekt bashkë dhe të jenë të njohur dhe të ndjehen si kampionë”, deklaroi Ceno Aleksandroski koordinatori kryesor i “Shkollave të hapura të futbollit argëtues”.

Vildan Saliu, koordinatori i “Shkollave të hapura të futbollit argëtues” në Gostivar, thekson se përmes këtij aktiviteti sportiv mund më lehtë të zbulojmë se në cilin sport fëmijët tanë kanë talent dhe pastaj në atë drejtim ta orientojmë.

“Fëmijët kanë aftësi të ndryshme, ndërsa qëllimi jonë është që ata t’i koordinojmë dhe të zbulojmë se kush në cilën sferë mund të orientohet. Me këto lojra sportive ne marrim ‘fidbekun’ nga ata për kooridnim, lëvizje pasi dikush i kupton ushtrimet më shpejtë e dikush më ngadalë. Por, fëmijët tanë janë talentë dhe ne duhet vetëm të punojmë me ata dhe t’i largojmë nga rruga e keqe. E dimë se bota virtual ka depërtuar thellë në familjet dhe shtëpitë tona ku fëmijët me smartfon dhe tablet e kalojnë kohë, dhe nga ana tjetër shumë pak kanë aktivitete sportive. Prandaj, këto aktivitete janë hap i rëndësishëm pasi ndonjë fëmijë deri më sot aspak nuk është marrë me sport dhe nga ky moment mund të kyçet në klubet e futbollit në Gostivar, të baskentbollit, të hendbollit dhe kështu të korrin suksese në sferat që do vepronin”, deklaron Vildan Saliu, koordinatori i “Shkollave të hapura të futbollit argëtues” në Gostivar.

Nxënësit pjesëmarrës vinin nga shkollat fillore të Gostivarit: “Ismail Qemali”, “Mustafa Kemal Ataturk”, “Goce Dellçe” dhe “Faik Konica” nga fshati Debresh.

Show More

Related Articles

Back to top button