LajmeMaqedoni

Ulen çmimet e shitjes për prodhuesit e produkteve industriale në RMV

Në gusht 2023, Indeksi i çmimeve të shitjes së prodhuesve të prodhimeve industriale totali, janë më të ulëta për 0,6 për qind në nivel mujor dhe për 1,2  për qind, në nivel vjetor.

Sipas Entit shtetëror për statistikë, në muajin gusht 2023, krahasuar me muajin korrik 2023, çmimet e shitjes së prodhuesve të prodhimeve industriale totali, janë më të larta në sektorin Miniera dhe gurorë për 1,2 për qind dhe në sektorin Furnizime me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar për 0,7 për qind, derisa në sektorin Industria përpunuese janë më të ulëta për 0,8 për qind,

Në muajin gusht 2023, krahasuar me muajin e njejtë të vitit paraprak, çmimet e shitjes së prodhuesve të prodhimeve industriale totali, janë më të ulëta në sektorin Miniera dhe gurorë për 17,7 për qind, ndërsa në sektorin Furnizime me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar për 11.0 për qind derisa në sektorin Industria përpunuese janë më të larta për 1,0 për qind.

Gjatë muajit gusht të vitit 2023, çmimet e shitjes së prodhuesve të prodhimeve industriale në tregun e jashtëm në nivel mujor janë më të ulëta për 0,7 për qind, ndërsa në nivel vjetor për 0,6 për qind.

Sipas Entit shtetëror për statistikë, në muajin gusht 2023, në krahasim me muajin korrik 2023, çmimet e shitjes së prodhuesve të prodhimeve industriale në tregun e jashtëm janë më të larta në sektorët Miniera dhe gurorë për 1,7 për qind, ndërsa në sektorin Industria përpunuese për 0,8 për qind.

Në gusht të vitit 2023, në krahasim me muajin e njejtë të vitit paraprak, çmimet e shitjes së prodhuesve të prodhimeve industriale në tregun e jashtëm janë më të ulëta në sektorin Miniera dhe gurorë për 19,5 për qind, dhe në sektorin Industria përpunuese më të larta për 1,1 për qind.

Show More

Related Articles

Back to top button