Kultivuesit e rrushit kanë bllokuar sot rrugën Kavadar – Negotinë, afër fshatit “Ilo Vilarov”, duke kërkuar kushte më të mira për vreshtarinë. Ata thanë se përmes protesëst paqësore kërkojnë që të dëgjonhet zëri i tyre dhe të shprehnin zhgënjimin e tyre, për atë që ata thanë se, ishte një sezon i dobët i vreshtarisë.
Policia ndodhet në vendngjarjes, ndërsa komunikacioni në këtë aks rrugor është rivendosur nëpër Rosoman.
“Për shkak të çmimit të ulët të blerjes së rrushit për verë në vitin 2023, kërkojmë masë intervenuese prej pesë denarë për kilogram rrush, ndihmë nga shteti për rrushin e blerë, të shitur në kantinë apo pikat blerëse.
Pagesa e subvencioneve për mirëmbajtjen e plantacioneve të rushit, 40.000 denarë deri në një hektar dhe 48.000 denarë mbi njër hektar”, thanë kultivuesit në protestë.
Ata thanë se nuk janë të kënaqur me çmimet për kilogram rrush, sepse nuk i mbulojnë as shpenzimet e prodhimit. Ata shtuan se vetëm me kushte më të mira do të ruhet vreshtaria.