Ministria e Shëndetësisë në RMV njofton se për dy ditë, mbi 10.000 qytetarë janë regjistruar për vaksinim falas kundër gripit sezonal në ueb faqen vakcinacija.mk
“Vaksinimi falas do të mbulojë grupet e mëposhtme të rrezikut: Të moshuar (mbi 65 vjeç), personat me sëmundje kronike, punonjësit e kujdesit shëndetësor, gratë shtatzëna, fëmijët nga 6 muaj deri në 5 vjeç, personat e vendosur në institucionet e mbrojtjes sociale të të moshuarve dhe personat e punësuar në institucionet e mbrojtjes sociale të të moshuarve.
Vaksinimi kundër gripit sezonal është masa më efektive për parandalimin e gripit, i cili parandalon shfaqjen e formave më të rënda, ndërlikimet dhe vdekjen, veçanërisht në grupet e rrezikut”, thuhet në njoftimin e MSH-së.