LajmeRajon

Bullgaria fiton çmimin kryesor në “Skupi Festival”

Mbrëmë në natën e fundit të edicionin e 17- të, FNT Skupifestival u shfaq “Orfeu” e  teatrit kombëtar Ivan Vazov nga Sofja e Bullgarisë.

Një adaptim dramaturgjik nga Matich Starina,regjisor Jernei Lorenci, si dhe në interpretim të Aleksandra Vasileva, Gergana Zmiçarova, Biljana Petrinska, Radena Valkanova, Eva Danailova, Vasilena Vincenzo/Nadja Keranova, Joreta Nikolova, Vladimir Penev, Valentin Ganev, Dejan Donkov, Stelian Radev, Nenço Kostov, Darin Angelov, Dimitar Nikolov.

FNT Skupifestivali ka karakter garues, dhe ndan çmimin për shfaqjen më të mirë të festivalit. Këtë vit, për këtë do të kujdesen juria në përbërje Teja Shugareva regjisore nga Bullgaria, Vjollca Bekteshi Hamiti si dhe Snezhana Koneska Rusi. Vendosën në mënyrë unanime që çmimi për shfaqjen më të mirë ti ndahet shfaqjes së natës së fundit  “Orfeut” nga teatri kombëtar Ivan Vazov nga Sofja e Bullgarisë. Për grandiciozitetin  në përmasat e kompozicionit, integritet i pazakontë strukturor estetik i formës, harmoni totale e tekstit, dramë, partitura muzikore, efekte vizuale.

Bazuar në mitin e lashtë të Orfeut, të konceptuar dhe krijuar përmes reflekseve dhe shqisave moderne të njerëzimit, thuren tema serioze të luftës, vdekjes, gëzimit dhe dashurisë në jetë. Regjisori  kërkon dhe bën lidhjen mes mitit dhe realitetit të kohës sonë, me gjithë qartësinë, poetikën dhe egërsinë e tij dhe i kalon kufijtë e tekstit për të gjetur zgjidhje të thjeshta inovatore për veprim të plotë. zgjidhje vizuale goditëse, të shprehura minimaliste. Përdorimi i shkathët i instrumenteve muzikore si simbole apo elemente kyçe në spektakël. Ndërveprim i arrirë reciprok: aktor – spektator në fushën intelektuale dhe emocionale. Ndërveprimi i çuditshëm, i pazakontë i aktorëve me publikun.

Juria mori vendim për të dhënë edhe dy çmime të tjera: çmimi për aktorin më të mirë, çmim special.

Çmimi “Luran Ahmeti” për aktorin më të mirë i ju nda aktorit Alban Ukaj për rolin e Stenlit në shfaqjen “Tramvaji i quajtur dëshire”, nga autori Tenesi Villiams, produksion i teatrit të Luftës nga Sarajeva. Ky çmim jepet për fuqinë interpretuese, saktësinë në pasazhe tekstuale, si dhe plasticitetin dhe elasticitetin në interpretimin e tij.

Çmim special për interpretimin skenik të aktoreve Pinar Akuzu dhe Gülden Januz, për individualitetin e tyre shprehës të aktrimit, në shfaqjen “Nën kala” me regji të: Guray Dinkol nga teatri i Stambollit, e cila plotëson katër vetitë e çdo vepre arti: formën, tërësia, butësia dhe bukuria.

Dy aktoret trajtojnë me sukses formën e gjallë të trupit të tyre, duke e ngritur teatrin fizik në nivelin e teatrit gjithëpërfshirës. Sado që këto mund të jenë mësimet e para në pedagogjinë e aktorëve të ardhshëm, aktoret tona turke krijojnë me to një jetë të gjallë në skenë, një akt teatror nën dhe në tokë, bazuar në personazhin imagjinar Buffon – një stil interpretimi me fokus në tallje.  Aktoret Pinar Akuzu dhe Gülden Januz ofruan lëvizje të fuqishme fizike skenike, plasticitet, mimikë gjestike, transformim zëri, përvojë shpirtërore, të gjitha të integruara në një lojë reale, simbolike, imagjinare, por satirike. Në bazë të tekstit, temës, personazheve të shfaqjes Makbeth, aktoret shprehën lirshëm individualitetin, interaktivitetin e tyre dhe realizuan me sukses dhe funksionalisht improvizimin.

Nën tematikën Vëzullim në teatër  FNT Skupifestival mbajti edicionin e 17-të, në kuptimin e vërtetë të fjalës – përmes shfaqjes së formave të ndryshme skenike, hulumtimeve, eksperimenteve, punëtorive, përshtatjeve, dramatizimeve, shfaqjeve, spektakleve.

Drejtor Muzbajdin Qamili – Muchi,  kryetar i këshillit artistik  Senko Velinov, drejtor artistik  Osman Ahmeti,  kordinator  Xhaner Musiq, Tea Begovska përgjegjëse për vorkshopin  e FNT Skupifestivalit.

FNT Skupifestival Shkup edhe këtët vit mbështetet nga Ministria e Kulturës, Qendra Kulturore Bullgare Shkup, Instituti Francez, Telekomi i Maqedonisë, Premium Residenc, Koha si dheTeatri Shqiptar- Shkup.

Show More

Related Articles

Back to top button