Stuhia e erës dhe shiu ka përfshirë të gjithë territorin e Shqipërisë, duke detyruar boshatisjen e plazheve dhe duke shkaktuar probleme në qarkullimin e mjeteve.
Nga reshjet, më problematike do të jetë zona jugore dhe juglindja e Shqipërisë, ku do të ketë stuhi breshëri dhe stuhi të forta ere.
Është paralajmëruar se e gjithë vija bregdetare dhe bregdeti i jugut do të ketë një erë relativisht të lartë, duke bërë që të ketë një det të trazuar.
Kjo ka bërë që pushuesit të largohen nga plazhet.
Të shtunën në Shqipëri nuk pritet të ketë reshje shiu, por do të ketë erë të fortë, ndërsa të dielën sipas parashikimeve do të përmirësohet moti. /TCH/