“Koka fëmijësh të prera dhe gra të masakrura, në Izrael”, Hamasi: Janë gënjeshtra
Hamasi ka mohuar që militantët e tij u kanë prerë kokën fëmijëve dhe kanë sulmuar gratë kur nisi sulmi i papritur në shkallë të gjerë kundër Izraelit të shtunën e kaluar që la gati 1200 njerëz të vdekur.
“Përhapin gënjeshtra për popullin tonë palestinez dhe rezistencën duke pretenduar se anëtarët e rezistencës palestineze ua prenë kokën fëmijëve dhe sulmuan gratë pa asnjë provë për të mbështetur pretendime dhe gënjeshtra të tilla.
Ne dënojmë fuqishëm akuzat e sajuara dhe të pabaza të promovuara nga okupimi në një përpjekje për të mbuluar masakrat, krimet dhe gjenocidin e kryer në Gaza”, tha zyrtari i lartë Izzat al-Rishek.
Tal Heinrich, një zëdhënës i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, tha më herët të mërkurën se foshnjat dhe të vegjlit u gjetën me kokat e tyre të prera në Kfar Aza në jug të Izraelit pas sulmeve të Hamasit në kibbutz gjatë fundjavës.
Përveç kësaj, disa ditë pas sulmit, detaje të tjera të tmerrshme po zbulohen. Në Kfar Aza, një kibutz në jug të Izraelit, Forcat Mbrojtëse të Izraelit deklaruan se militantët kryen një masakër në të cilën gratë, fëmijët, të vegjëlit dhe të moshuarit u vranë brutalisht në një mënyrë veprimi të ISIS.