LajmeMaqedoni

“Nuk do të votojmë më”/Pensionistët “bllokojnë” Tetovën, kërkojnë rritje të pensioneve

Pensionistët e Pollogut sot kanë bllokuar disa rrugë në Tetovë në shenjë proteste, përcjell TV21. Ata nuk heqin dorë nga kërkesat e tyre për rritje lineare të pensioneve. Thonë se do të protestojnë me shatorë para institucioneve , ndërsa kërkesat e tyre theksojnë se do të dorëzohen edhe në ambasadat e shteteve të BE-së.

“Asnjëherë nuk i kanë përmendur, ndërsa i kërkojnë votat tona, asnjëherë më, kur njëherë, le ta shohin ata se ne, qytetarët e këtij vendi, nuk jemi analfabetë, po na i merrni votat dhe pensionet nuk po i përmendni asnjëherë”, tha një protestues i revoltuar./tv21.tv

Ndryshe, së fundmi pensionistët kishin rritje të pensioneve mbi 5 për qind, thonë se kjo rritje është nënçmuese për ta pasi mesatarisht 600 denarë shtesë nuk ndihmojnë në përballje me inflacionin.

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk