BotaLajmeRajon

Eurodeputetja franceze kundër liberalizmit të vizave, reagon Von Cramon: Kosovarët e meritojnë të lëvizin të lirë

Viola von Cramon, raportuesja në Parlamentin Evropian për Kosovën, ka reaguar pas thirrjes së një eurodeputete francez që shtetasve kosovar mos t’iu liberalizohen vizat.

Dominique Bilde gjatë ditës kishte pohuar përmes rrjeteve sociale se “refuzojmë zgjerimin e BE-së me këtë vend. Ne gjithashtu kundërshtojmë lëshimin e vizave për shumë shtetas të tyre!”.

Eurodeputetja gjermane i ka kujtuar homologes se shumica e deputetëve të parlamentit evropian mbështesin përpjekjet e Kosovës për bashkëpunim me Bashkimin Evropian.

Gjithashtu ajo ka pohuar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave dhe “qytetarët e saj meritojnë, si të gjithë evropianët e tjerë, të lëvizin lirshëm”.

Kujtojmë se edhe presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, ka kërkuar liberalizimin e vizave gjatë samitit të fundit midis vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së.

Ndryshe, Franca është vendi i vetëm që ka hezituar deri më tani t’i thotë po lëvizjes së lirë për shtetasit e Kosovës, por e cila raportohet se së fundi ka lëvizur drejt zhbllokimit të qëndrimit të saj.

Show More

Related Articles

Back to top button