LajmeRajon

Rama: Sulmi në Banjskë i nguli në fyt thonjtë dialogut Kosovë-Serbi

“A besoni se ndarja e Veriut të Kosovës mund të mund të jetë një zgjidhje për Kosovën dhe Serbinë. Pra ndarja apo shkëmbimi i territorit mes Serbisë dhe Kosovës?”

Kjo ishte pyetja që deputeti demokrat, Kreshnik Çollaku i drejtoi kryeministrit Rama të cilin e ka thirrur në Interpelancë lidhur me çështjen e Kosovës.

Kreu i qeverisë, tha se Kuvendi i Kosovës është në të drejtën dhe detyrën e tij të miratojë rezoluta të kësaj natyre për sa i përket ngjarjes tragjike të 24 shtatorit ku humbi jetën efektivi Afrim Bunjaku, pas sulmit nga grupi terrorist serb.

Rama: Cilat vende miratojnë rezoluta të tilla? Cili është qëllimi i një nisme të tillë? Përtej propagandës kinse patriotike për audiencën e brendshme kombëtare. Draft-rezoluta të tilla të vendit tonë shfaqen me shpejtësi të rrufeshme për propagandë kundër qeverisë. Në cilin planet duhet të kërkojmë për ta përshtatur këtë kategori mocionesh për debate dhe me sherrnjanë si ajo e barrikadave trupore të seancës së shkuar me akuza për tradhti e tradhtarë. Botës demokratike jo njëherë. Ne nuk mund ta mbrojmë dot shëndetin e demokracisë tonë parlamentare nga helmet që lëshohen këtu. Ne mund të themi vetëm fjalën tonë të lirë, e cila nga imponon zhvillimin e një debati që dihet kush dhe pse e kërkon.

Rama tha se sot do të thotë të vërtetat e tij për Kosovën. Duke u ndalur të sulmi në Banjskë, Rama tha se kriza i nguli në fyt thonjtë dialogut.

Rama: Lajmi i vrasjes së efektivit Bunjaku në krye të detyrës ishte një bombë që shpërtheu me forcën tronditëse të një sinjali të përshkallëzimit të konfliktit në atë skenë. Ndezi llambën e vjetër të krizës ballkanike.  Ai agresion i nxori sërish thonjtë e krizës veriut të Kosovës dhe ja nguli mu në fyt dialogut dhe njohjes së Kosovës Zhvillimi i mëtejshëm i ngjarjes kishte pamjen e një materiali arkivor nga lufta e shpërbërjes së ish-Jugosllavisë. Ngujimi i serbëve në manastir ishte ftesë për ta çuar konfliktin e armatosur në një rrugë pa kthim. Fundi i ngjarjes ishte shembullor falë veprimeve të forcave të sigurisë të Kosovës të cilat nuk ranë në kurth, por neutralizuan rrezikun. Shpallja e zisë nga ana e Beogradit ishte shëmbëlltyra e gjallë e hijes së të shkuarës, e cila bashkëjeton me Serbinë që nga disfata e saj finale në vitin 1999 në Kosovë. Por, Kosova duhet të reflektojë për kritikat e Brukselit dhe Uashingtonit.

Show More

Related Articles

Back to top button