Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu dhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken mbajtën një konferencë të përbashkët në Tel Aviv.
Netanyahu falënderoi Blinken për vizitën e tij, si në anglisht ashtu edhe në hebraisht.
“Vizita juaj është një shembull tjetër i prekshëm i mbështetjes së qartë të Amerikës për Izraelin”, i tha ai Blinkenit.
Netanyahu tha, përmes sulmit të kësaj fundjave, “Hamasi e ka treguar veten se është armik i qytetërimit”.
Nga ana tjetër Blinken shprehu mbështetjen e plotë të Izraelit nga SHBA-ja.
“Duhet të qëndrojmë së bashku për të konfrontuar më të keqen e njerëzimit, duhet të kemi alternativa për të ndëshkuar terrorin, SHBA do të qëndrojë me Izraelin, duke punuar me popullin e tij, jemi të angazhuar me një vizion, Lindje të Mesme me prosperitet”, tha Blinken.