LajmeMaqedoni

Aliu: Liria e shprehjes themel i demokracisë

Sfidat kyçe në sigurimin e konkurrencës, qëndrueshmërisë dhe pluralizmit, përmirësimt të statusit social dhe ekonomik të gazetarëve, si dhe reformimin e politikave dhe ligjeve të medias, janë ndër temat të cilat u diskutuan në punëtorinë e reformave mediatike: ,,Drejt sektorit mediatik të qëndrueshëm, të larmishëm dhe të sigurtë: Mbështetja e demokracisë dhe pluralizmit edhe në shërbim të qytetarëve”.

Organizatorët e punëtorisë dyditore janë Ministria e Shoqërisë Informatike dhe e Administratës, Delegacioni i Bashkimit Evropian dhe anëtarët e konsorciumit që e implementuan projektin: ,,Bashkimi Evropian për Lirinë e shprehjes: Harmonizimi i legjislacionit mediatik nacional me të drejtën e BE-së dhe standardeve mediatike evropiane”.

,,Liria e shprehjes është vlerë themelore e demokracisë dhe e të drejtave të njeriut. Bashkimi Evropian ka një rol të rëndësishëm në promovimin dhe mbrojtjen e lirisë së shprehjes në vendet kandidate dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Maqedoninë e Veriut”, theksoi në fjalën e tij ministri i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës.

Ai, gjithashtu theksoi se MSHIA-ja me mbështetjen e BE-së punon fuqishëm në përmirësimin dhe përforcimin e lirisë dhe transparencës së mediave.

,,Në vendin tonë, BE-ja ka ndihmuar në hartimin dhe implementimin e reformave që kanë për qëllim të përmirësojnë lirinë e shprehjes dhe kushtet për gazetarët, mediat, dhe shoqërinë civile. Për ne, si MSHIA prioritet është pavarësia e mediave, transparenca në pronësinë e mediave, si dhe luftimi i shpërdorimit të pozitave të fuqishme në mediat publike dhe private. BE-ja na ka ndihmuar në këtë drejtim duke promovuar legjislacionin dhe klimën e sigurisë që garantojnë lirinë dhe sigurinë e gazetarëve dhe aktivistëve. Liria e shprehjes është një prej kritereve të rëndësishëm për procesin e anëtarësimit në BE. Për të arritur perspektivën evropiane, ne si Qeveri po punojmë fort në përforcimin e lirisë së shprehjes dhe respektimin e standardeve ndërkombëtare dhe evropiane në këtë sferë”, përfundoi ministri Aliu.

Show More

Related Articles

Back to top button