Shkup, 8 korrik – Nga Prokuroria për Krim të Organizuar sot kanë konfirmuar se Sasho Mijallkov ka pranuar fajin në rastin “Perandoria”.
Nga Prokuroria Publike kanë konfirmuar se Mijallkov është dënuar me tre vite burg dhe do të paguajë 6,1 milion euro para kesh për pjesën e tij në hotelin Meriot me çka pjesa e tij në hotelin ekskluziv ngelet në emër të firmave të tij, transmeton Zhurnal.
Përskaj kësaj, i është konfiskuar edhe pasuri tjetër në vlerë prej 30 milion eurove. Bëhet fjalë për 25 banesa dhe parcela afër hotelit Meriot../Zhurnal.mk/