LajmeMaqedoni

Spasovski: Pajtimi me Gruevskin duhet të nënkuptojë vetëm marrjen e përgjegjësisë për krimet e tij

Pajtimi më i mirë do të jetë kur secili do të mbajë përgjegjësi për krimet e tij dhe këtu nuk ka dhe nuk duhet të ketë kompromis, për njerëz të cilët i bënë dëme serioze shtetit, demokracisë, shumë proceseve, duhet të mbajnë përgjegjësi, porositi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski duke e komentuar deklaratën e zëvendëskryeministrit Fatmir Bytyqi se për të mirën e shtetit do të pajtohej me ish kryeministrin Nikolla Gruevski.

Ministri Spasovski në ditarin e sotëm në TV Sitel theksoi se pajtimi i vetëm mes subjekteve politike duhet të bëhet në bazë të parimit të përgjegjësisë.

“Varet se çka është pajtimi, unë mendoj se pajtimi më i mirë do të jetë kur secili të jetë përgjegjës për krimet e tij dhe nuk ka dhe nuk duhet të ketë kompromis, për njerëzit që i kanë bërë dëm të rëndë shtetit të demokracisë në shumë procese në shtet dhe për këtë arsye po zhvillohen veprime sigurisht që duhet të mbajnë përgjegjësi. Për mua pajtimi mund të jetë vetëm në baza të tilla parimore, mes subjekteve politike, mes politikanëve”, ishte i vendosur Spasovski.

Show More

Related Articles

Back to top button