LajmeRajon

Kurti pas takimit me senatorët: Dialogu me Serbinë s’mund të vazhdojë sikur s’ka ndodhur asgjë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka pritur sot në takim senatorët amerikanë Jeanne Shaheen dhe Peter Welch.

Pas takimit, ata kanë mbajtur një konferencë për media, me ç’rast kanë treguar se gjatë takimit është diskutuar për agresionin e 24 shtatorit të Serbisë në Bansjkë të Zveçanit, raporton Klan Kosova.

Në fjalën e tij, kryeministri Kurti ka thënë se dialogu me Serbinë nuk mund të vazhdojë sikur nuk ka ndodhur asgjë.

“Mbi të gjitha dëshiroj të falënderoj ata për mbështetjen e fortë ndaj Kosovës, veçanërisht pas sulmit të 24 shtatorit. Siguria në Kosovë ishte pika kryesore e temës sonë dhe ua prezantova senatorëve të dhënat e freskëta pas sulmit të 24 shtatorit”, ka thënë kryeministri Kurti.

“Përfshirja e Serbisë ka ndodhur të paktën në katër shtresa për mbështetjen e sulmeve terroriste në Banjskë. Kemi dëshmi se sulmi ka qenë pjesë e një plani më të gjerë për aneksimin e veriut të Kosovës përmes sulmeve të koordinuara, përmes një themelimi të një korridori për furnizim të armëve në veriun e Kosovës”, ka thënë ai tutje.

Show More

Related Articles

Back to top button