Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Koordinim të Resorëve Ekonomik dhe Investimeve, Fatmir Bytyqi, sot do të ketë takim me delegacionin e biznesit nga Republika e Koresë, të udhëhequr nga Jang Sung Min, këshilltar i lartë strategjik i Presidentit të Koresë së Jugut.
Siç njoftoi shërbimi për shtyp qeveritar, delegacioni i biznesit nga Koreja përbëhet nga përfaqësues të kompanive të njohura botërore Hyundai, Samsung, LG, Lote dhe O dës koreane të Tregtisë dhe Industrisë.
“Në takim do të harmonizohet teksti i memorandumit për bashkëpunim me të cilin do të vendosen bazat për bashkëpunimin e ardhshëm ekonomik ndërmjet Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe Zyrës së Presidentit të Republikës së Koresë”, thuhet në kumtesën.