Halkidiki, 11 korrik – Vazhdon edhe sot aksioni i shpëtimit dhe kërkimit për shtetasin e tretë të Maqedonisë së Veriut të zhdukur në Posidi, Halkidiki, pasiqë dje dhe pardje u gjetën të gjallë dy miqtë e tij, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Aksioni i djeshëm, nga qielli dhe në tokë e shërbimit bregdetar grek, e aviacionit ushtarak, e ekipeve të shpëtimit dhe vullnetarëve në Posidi, nuk solli rezultat në përpjekjet për të gjetur 28 vjeçarin.
Prej shërbimit bregdetar grek, dje mbrëma kumtuan se kërkimi “do të vazhdojë me agimin” dhe për çfarëdo lajmi të ri do të ketë informim përmes kumtesës.
Siç njoftoi dje MIA, me buzëqeshje, i qetë, i relaksuar dhe në disponim të mirë, 30- vjeçari shtetas i Maqedonisë së Veriut pas 17-18 orëve të kaluara në det, ka shkelur në tokë dhe me automjet në ndihmës së shpejtë është dërguar në spital, pasi që ekipet e shpëtimit e kanë gjetur në pjesën detare në jugperëndim të Kasandrës në Halkidhiki.
Është e sigurt që helikopteri që merr pjesë në aksion, e ka lokalizuar të zhdukurin, pas së cilës është informuar anija transportuese që ka qenë afër dhe e ka shpëtuar maqedonasin, e pastaj është marrë me varkë të rojës bregdetare greke.
Në port është pritur nga të pranishmit me duartrokitje, por edhe nga një numër i madhe i ekipeve gazetareske, të cilët nga dita e djeshme e përcjellin hollësisht rastin me turistin e zhdukur nga Maqedonia e Veriut.
Sipas mediave greke, bëhet fjalë për Ivanin, 30 vjeçar, i cili dje e ka festuar ditëlindjen.
Një nga tre miqtë, 25 vjeçari Vasil u shpëtua të shtunën pas dy orëve të kaluara në ujë, ndërsa dje u gjetë edhe 30 vjeçari Ivani