BotaLajme

Tentuan të futen nga Libani, Izraeli: Kemi eliminuar me dronë disa persona

Forcat izraelite ushtarake kanë bërë të ditur se kanë vrarë disa persona të cilët janë përpjekur të futen në territorin e Izraelit nga Libani për të kryer sulme.

Megjithatë, ende nuk është konfirmuar numri i saktë dhe koha kur ka ndodhur kjo ngjarje. Ditën e premte, ushtria izraelite konfirmoi se po kryente sulme me dronë në objektivat e Hezbollahut në Liban.

Pas sulmeve të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor, kufiri me Libanin ka pasur më shumë lëvizje. Ai ka qenë kryesisht një zonë e qetë, që prej vitit 2006 në luftën Izrael-Liban.

Show More

Related Articles

Back to top button