GostivarLajme

Komuna e Gostivarit shënoi Ditën ndërkombëtare të ecjes në natyrë

Në prag të shënimit të Ditës ndërkombëtare të ecjes në natyrë, Komuna e Gostivarit së bashku me Lidhjen e Sporteve Shkollore, ka promovuar disa nga shtigjet për ecje në Gostivar. Në shënimin e kësaj ngjarje i pranishëm ishte dhe kryetari Arben Taravari dhe kryesuesi i Këshillit Valbon Limani, si dhe përfaqësues dhe nxënës nga katër shkollat e mesme të qytetit të Gostivarit. Me këtë rast, kryetari Taravari tha se pos promoivimit të shtigjeve, qëllimi i këtij aktiviteti është edhe ngritja e vetëdijes së institucioneve dhe qytetarëve mbi rëndësinë që ka natyra, respektivisht ambienti.

Burim Beshiri, kryetar i Lidhjes së sporteve shkollore në Gostivar, tha se Dita ndërkombëtare e ecjes në natyrë është bazë e mirë për të promovuar aktivizmin dhe ndëgjegjësimin e shoqërisë që ecjen në këmbë në natyrë ta shndërrojmë edhe në një sport të aplikuar, pasi natyra dhe territoret me shtigje të ngushta ofrojnë një kënaqësi të veçantë.

Ecja ka filluar nga shkolla e mesme ekonomike, duke kaluar në shëtitoren te parku i madh i qytetit, prej ku pjesëmarrësit vazhduan për në fshatin Ravan, aty ku përfundon shtegu për ecje përgjatë lumit Vardar. Ndryshe, Dita ndërkombëtare e ecjes në natyrë shënohet nesër, pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka caktuar 15 tetorin si datë për të shënuar ecjen në këmbë në natyrë.

Show More

Related Articles

Back to top button