LajmeRajon

Moisiu: Serbia e përfshirë në sulmin një Banjskë, Vuçiq nuk mund të qëndrojë në dy karrige

Sulmi në Banjskë të Zveçanit është dënuar edhe në konferencën liderëve të Ballkanit Perëndimor me temën “Integrimi në Bashkimin Evropian, sfidat dhe perspektiva”, e cila po mbahet në Shkup.

Ish-presidenti Shqipërisë, Alfred Moisiu ka kritikuar qasjen e Serbisë karshi Kosovës. I njëjti ka kërkuar që Ballkani Perëndimor të bëhet me i sigurtë.

Moisiu është shprehur i shqetësuar nga sulmet e fundit që ndodhën në Banjskë të Zveçanit. Sipas tij, në atë sulm duket qartë se është përfshirë Serbia.

Moisiu: Në sulmet në Banjskë duket qartë se është përfshirë kokë e këmbë edhe shteti serb

“Dihet që në fillim duhet të bëjmë Ballkanin Perëndimor më të sigurtë dhe pastaj të flasim për integrim. Pasi gjithë jemi të shqetësuar për pasigurinë e krijuar në vazhdimësi…Më 24 shtator plasi sulm në rajonin e Banjskë, jo vetme plasi por ndodhën disa gjëra të pakuptueshme, kur Beogradi i cili të paktën formalisht është dukur se po kujdeset që problemet mes Kosovës dhe Serbisë të zgjedhën, paqësisht dhe drejtësisht, po mbante qëndrim shumë shqetësues. Ngjarja që na tronditi të gjithëve jo vetëm që nuk u dënua nga drejtuesit e Serbisë, por u shpall një dite zie për ata që u vranë, të cilët më të drejtë u quajtën terroristë… Pra, duket qartë se këtu është përfshirë kokë e këmbë edhe shteti serb…Duhet të vazhdojnë përpjekjet për t’u ulur në bisedime palët, vetëm se ndaj Serbisë duhet kërkohet më shumë. Pikë së pari është e domosdoshme që Kosova të njihet nga anëtarët e BE-së, të cilët deri tani nuk e kanë njohur. Rruga e vetme për të gjithë janë bisedimet, dy ose shumë palëshe por duhet vendosmëri e cila deri tani ka munguar. Është më se e nevojshme që për Vuçiq të bëhet e njohur se nuk mund vazhdojë të qëndrojë në dy karrige, historia ka treguar se kjo nuk ndihmon në zgjidhje e problemeve”, tha Moisiu.

Edhe ish-kryeministri i Sllovakisë, Mikulas Dzurinda kërkon nga Bashkimi Evropian të mbajë një përgjegjësi më të madhe sa i përket zhvillimeve që po ndodhin, e sidomos ato të sigurisë.

Dzurinda: ShBA dhe BE të tregojë një përgjegjësi më të madhe

“Ndoshta një moment i ri po shfaqet kundër efektit që Ukraina po përballet me luftë nga Rusia, kjo ndihmon të kuptohet që BE duhet të luftojë për një rol më të rëndësishëm…Kam ndjenjën se ky është momenti, ndjej se edhe aleatët tanë, ShBA dhe BE, të tregojë një përgjegjësi më të madhe, të mbajë një peshë më të madhe ndaj vete, në veçanti ndaj Hamasit e Izraelit. Ky është një komponent i fuqishëm. Besoj se BE nuk mund të presë në këtë gjendje që po pret. Sfida më e madhe në të dy anët është që të përmbushen detyrat e shtëpisë. Reformat iu nevojtoren vendeve të juaja, ato ekonomike, politike. Është shumë e vështirë të pritet që presioni mbi kriterët do të zbutet. Pati disa masa të veçanta që u shprehen ndaj një shteti që…Fakti që fuqimisht besoj se elementi më i rëndësishëm në procesin e zgjerimit është përkushtimi individual i secilit vet të vendeve kandidate, kjo rrjedh nga përvoja ime”, tha Dzurinda.

Ish-presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiq tha se kthesa që Brukseli mori sa i përket drejtimit gjeopolitik, ka potencialin për të dobësuar rolin e BE në politiken evropiane.

Show More

Related Articles

Back to top button