LajmeMaqedoni

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut deri në fund të muajit mund të aplikojnë për bursa studimore në Sllovaki

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut deri më 31 tetor do të mund të aplikojnë për të fituar të drejtën për studim në ndonjë institucion të arsimit të lartë në Sllovaki, transmeton Portalb.mk.

“Thirrja i referohet qëndrimit studimor të studentëve të huaj, doktorantëve, profesorëve të universiteteve, studiuesve dhe artistëve të institucioneve të arsimit të lartë sllovak dhe organizatave kërkimore, për vitin akademik 2023/2024”, njoftojnë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Thirrja është në kuadër të Programit Kombëtar Sllovak për Mobilitet, publikuar nga Ambasada e Republikës Sllovake në Shkup. Më shumë informacione mund të merren KËTU.

“Aplikimet duhet të dorëzohen në formë elektronike në ueb faqen: www.scholarship.sk, më së voni deri më 31 tetor 2023, deri në ora  16:00 sipas kohës së Evropës Qendrore”, njoftojnë nga Ministria.

Show More

Related Articles

Back to top button