Një zjarr i madh në Kaliforni po kërcënon pyllin gjigant në Parkun Kombëtar Yosemite. Zjarri i Washburn është dyfishuar në përmasa gjatë 24 orëve të fundit dhe tani ka djegur 1,591 hektarë.
Zjarrfikësit po punojnë në terrene të vështira për të mbrojtur disa nga pemët më të mëdha dhe më të vjetra të drurit të kuq në botë.
Banorët dhe turistët pranë zjarrit janë evakuuar, ndërsa tymi i dendur ka përkeqësuar cilësinë e ajrit të rajonit.
Zjarri, i cili filloi më 7 korrik, kërcënon të paktën 500 pemët gjigante në Mariposa Grove, duke përfshirë gjigantin e famshëm Grizzly, i cili mendohet të jetë rreth 3,000 vjet i vjetër.
Për momentin asnjë prej tyre nuk është shkatërruar nga zjarri, ndërsa departamenti i zjarrit dhe menaxhimit të aviacionit Yosemite tha se po “mbronte në mënyrë proaktive” pjet duke ngritur një sistem spërkatës për të rritur lagështinë rreth pemëve dhe duke hequr karburantet e mundshme nga vendi.
Zjarri i Washburn tashmë ka detyruar afro 1600 njerëz të evakuohen, duke përfshirë komunitetin Wawona të vendosur brenda parkut kombëtar dhe qindra kampistë që qëndrojnë afër zonës.
Shkaku i zjarrit është ende duke u hetuar por zyrtarët e zjarrfikësve thonë se moti i ngrohtë dhe i thatë po vështirëson kontrollin e flakëve.
Sekuiat gjigante janë disa nga pemët më të mëdha në planet. Më i madhi është 83 metra i gjatë dhe mbi 11 metra në diametër në bazë.
Jetëgjatësia e tyre e jashtëzakonshme, ata mund të jetojnë deri në rreth 3000 vjet, gjithashtu i bën ata ndër gjallesat më të vjetra në Tokë.
Mariposa Grove mban një vend historik në historinë amerikane si zona e parë piktoreske natyrore që mbrohet nga qeveria federale për “përdorim publik, vendpushim dhe rekreacion”.
Sipas BBC vitin e kaluar, mijëra sekuia gjigante u shkatërruan nga zjarret pyjore në Kaliforni.
Zyrtarët thanë se më shumë se 35,000 zjarre kanë djegur në të gjithë SHBA-në deri më tani këtë vit, që është shumë mbi mesataren.
Temperaturat më të ngrohta dhe kushtet më ekstreme të thatësirës të shkaktuara nga ndryshimet klimatike po i bëjnë zjarret më të zakonshme./Top Channel/