LajmeRajon

Këshilltari i Kurtit mesazh për Bujar Osmanin

Këshilltari i Kryeministrit Kurti, Bekim Qoku ka adresuar kritika në adresë të Bujar Osmanit, kryesues i OSBE-së, organizatës për siguri e bashkëpunim si dhe Ministër i Jashtëm i Maqedonisë.

“1. Bujar Osmani, kryesues i OSBE-së, organizatës për siguri e bashkëpunim, para se të shkojë në Ukrainë për herë të dytë a të tretë, para se të flasë për vatra konflikti gjetkë, të shkojë e vizitojë veriun e Kosovës, të takojë ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës, ta ngrejë si shqetësim sjelljen e Serbisë agresore dhe terroriste në rajon, ta kritikojë rolin destabilizues të Vuçiqit.
Dhe jo si shqiptar, se kjo u pa më, por ta kryejë detyrën si kryesues i OSBE-së.
2. Bujar Osmani, politikan që ka dalë nga një parti që ka marrë vota shqiptare, përpara se të kritikojë bashkëpunimet e KM Kurti me partitë shqiptare, mirë do ishte që, së bashku me partinë e tij, të reflektonte për bashkëpunimin e dyshimtë që ka partia e tij për përkrahjen që i jep nismës serbe të Vuçiqit – Ballkani i Hapur, si eufemizëm i Botës Serbe, e cila ka për synim aneksimin e veriut të Kosovës, shpopullimin e Luginës së Preshevës, dhe asimilimin e popullatës së Sanxhakut.
Pra, Bujar Osmani, bën mirë të mos shqetësohet për bashkëpunimet ndërshqiptare, sepse kjo i bën mirë shqiptarëve dhe rajonit, por të linjëzohet me shqetësimin e shqiptarëve lidhur me bashkëpunimet e disa individëve dhe partive shqiptare me Vuçiqin dhe politikat serbëmëdha”, ka shkruar Qoku.

Show More

Related Articles

Back to top button