LajmeRajon

Rutte: Sot kam mundësi të flas me Kurtin e Bërnabiqin për t’i ulur tensionet

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, me të arritur në Samitin e Procesit të Berlinit është deklaruar lidhur me situatën në veri të Kosovës, derisa ka kërkuar shtensionimin, shkruan Reporteri.net.

Në një prononcim të shkurtër për media, Rutte ka thënë që pret të shtensionohet situata.

Ai ka thënë se të hënën ka mundësi të flas me kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë për këtë çështje.

“Tensionet në veriun e Kosovës – Ne natyrisht kërkojmë shumë që të shtensionohet situata. Kemi folur më parë me presidentin Vuçiq. Sot kam mundësi të flas me kryeministren e Serbisë (Ana Bërnabiq) dhe kryeministrin e Kosovës (Albin Kurti). Shpresojmë që të gjithë të ndihmojnë për të ulur tensionet”, ka thënë ai pasi u prit nga kryeministri shqiptar, Edi Rama.

Në Tiranë, më 16 tetor (sot) mbahet samiti i Procesit të Berlinit në të cilin, përveç prezantimit të një pakoje të re të investimeve nga Bashkimi Evropian, pritet të diskutohet edhe për sulmin në veri të Kosovës më 24 shtator.

“Plani i ri i rritjes” është një paketë e gjerë investimesh e Bashkimit Evropian, që pritet të shpaloset gjatë punimeve të samitit në Tiranë të Shqipërisë.

Show More

Related Articles

Back to top button