“O ma i miri i tanve, hajde”- Rama pret me përqafime dhe batuta Abazoviç! Kryeministri i Malit të Zi: O babai i kombit
Kryeministri Edi Rama ka pritur homologun e Malit të Zi, Dritan Abazoviç me përqafime e batuta.
Në ceremoninë zyrtare të pritjes së liderëve evropianë, Rama iu drejtua Abazoviç në momentin që zbriti nga makina duke i thënë “O ma i miri i tanve, hajde”.
Ndërsa Abazoviç iu përgjigj: “O babai i kombit”, dhe më pas u përfaquan në tapetin e kuq në hyrje të Kryeministrisë.
Abazoviç ndodhet në Shqipëri për të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë.