Në Kuvend sot Komisioni për Çështje Evropiane mbajti senacën e 64-t.
Në rend dite para anëtarëve të këtij Komisioni ishin Propozimi i ligjit për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për lojërat e fatit dhe të lojërave argëtuese në lexim të parë dhe Propozimi i ligjit për sistem këshillimor për bujqësi dhe zhvillim rural në lexim të dytë.
Me Propozimin e ligjit për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për lojërat e fatit dhe të lojërave argëtuese i cili është propozuar nga Qeveria, propozohet kufizimi i hapësirave në të cilat organizohen lojërat elektronike të fatit, gjegjësisht të mund të organizohen vetëm në hapësira në lojërat e veçanta të fatit për të cilat kanë marrë leje nga Ministria e Financave.
Siç thuhet në Propozimin e ligjit të publikuar në ueb-faqen e Kuvendit, me qëllim që të reduktohet hapja e pakufizuar e pikave të pagesave në bastore, pra në ambientet e afariste të klubeve të automateve, ndërsa në këtë mënyrë të pengohet qasja e lehtë e popullatës në lojëra, propozohet vendosja e kufizimit në numrin e vendeve të pagesave dhe pagesave të pikave të basteve me licencë të lëshuar, si dhe kufizim për numrin e lokaleve afariste të klubeve automateve që hapen me një licencë të lëshuar dhe vendosje të një kompensimi për çdo vend të ri pagese për bastore dhe për çdo lokal të ri afarist për klube të automatave.